KSHZ, kërkon zgjidhje konkrete për Kodin Zgjedhor
Kryetari i Komisionit Shteterore Zgjedhor (KSHZ) Nikolla Rillkoski apelon për kompromis politik lidhur me dilemat që do të paraqiten me zgjedhjet paralele më 27 prill, për raudin e dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe zgjedhjeve te parakohshme parlamentare. Ai insiston që këto dilema t’i shqyrtojë dhe t’i zgjidhë Qeveria, duke shpalosur zgjidhje konkrete.
“Ka mundësi të kompromisit politik për një proces të këtillë. Këto vërejtje janë vetëm një pjesë dhe mund të ketë edhe të tjera. Unë i tregova ato që për momentin i kemi absorbuar. Unë jam i bindur se edhe këto që janë thirr për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, kanë ndonjë opsion që si të zgjidhet kjo në mënyrë politike apo së bashku me KSHZ-në”, u shpreh Nikolla Rillkoski, kryetar i KSHZ.
Kryetari i KSHZ-se vetëm do të respektojë Kodin zgjedhor dhe nëse ai shkelet atëherë mund të vihet në pikëpyetje legjitimiteti i zgjedhjeve.






