Lika: Grupe nga PDSH dhe RDK do të votojnë kundër presidentit - tetova1

Lika: Grupe nga PDSH dhe RDK do të votojnë kundër presidentit


Kategoria: Lajme

Postuar më: Pre, Mar 28, 2014

Lexuar: 1 124 herë



“Është një paknaqësi, në ditët e fundit kam pranu disa grupe të partive tjera disa të PDSH-së dhe të RDK-së që kan shpreh gatishmëri që mos t’ju binden partive t’veta dhe t’marin pjesë për realizimin e idesë sonë për president koncesual” u shpreh sonte në Tetovë, Hazbi Lika njeriu i dyt në BDI, njofton TetovaSot.
Ai gjithashtu akuzoi PDSH-në se i ndihmon VMRO-së me kandidatin e vet duke thënë se ata kanë instaluar grupe që shkojnë shpi në shpi se duhet t’i marrin fletët e votimit edhe nëse nuk votojnë. Deri më sot gjatë këtyre diteve të fundit janë bërë shumë pyetje që kanë të bëjnë më këtë fushatë.
Procesi i votimit për zgjedhjen e Presidentit apo mos zgjedhjen e Presidentit të RM-së. Pala kundërshtare përfshinë edhe ato që të cilët kanë vendos të dalin në krahë të palës maqedone e kam fjalën për PDSH-në, kanë instalu grupe të caktuara të cilët shkojnë shpi e shpi për t;ju thënë atyre se fletën e votimit duhet ta merni ani se nuk votoni. Prandaj lus shefat e shtabeve aktivistë në përgjithësi që njerëzve tanë t’ua tregojnë këtë llojë manipulimi ky lloj manipulimi shkon në favorë të VMRO-së e cila nuk u bind për një president të përbashkët të cilin e idoi Ali Ahemti.” tha Hazbi Lika.