Lule nëpër ujërat e Vardarit për mobilizim kundër dhunës ndaj grave - tetova1

Lule nëpër ujërat e Vardarit për mobilizim kundër dhunës ndaj grave


Kategoria: Lajme

Postuar më: Pre, Mar 7, 2014

Lexuar: 167 herë



Ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së dhe përfaqësues të organizatave tjera ndërkombëtare kundrejt Ditës së gruas sot kanë hedhur lule në ujërat e Lumit Vardar nga Ura e Gurit në shenjë të përkujtimit të grave, viktima të dhunës.

Ceremonia e organizuar nga Delegacioni i BE-së në Shkup është me qëllim që në mënyrë simbolike përmes luleve të transmetohet porosia se gratë në të ardhmen duhet të lirohen nga çdo lloj forme e dhunës.

“Dhuna kundër grave ekziston në çdo shoqëri dhe përfshin forma më të ndryshme të keqpërdorimit fizik, seksual dhe psikik. Dhuna kundër grave është prishje e dinjitetit njerëzor dhe në formën e saj më të keqe e prish të drejtën e jetës. Lufta kundër dhunës familjare dhe forma tjera të dhunës kundër grave në mbarë botën është qëllim i përbashkët i bashkësisë ndërkombëtare”, deklaroi euroambasadori Aivo Orav.

Ai nënvizoi se kjo çështje, me të vërtetë qëndron shumë lartë në agjendën e BE-së, falë mbështetjes që e marrin nga të gjitha vendet anëtare, bashkësia ndërkombëtare, veçanërisht grave të KB-së, si dhe përpjekjeve të cilat bëhen nga vendet kandidate.

“Me hedhjen e luleve në prag të Ditës së grave 2014, Delegacioni i BE-së dëshiron të na përkujtojë të gjithë neve për rëndësinë që të mbesim të mobilizuar kundër të gjitha formave të dhunës, kundër grave në mbarë botën. Me lëshimin e trëndafilave të bardhë në lumë, ne do të dëshironim ta tregojmë mbështetjen tonë deri te të gjitha vajzat dhe gratë të cilat janë viktima të dhunës së tillë dhe do të duhet të lirohen nga kjo dhunë në të ardhmen”, potencoi ambasadori Orav.

Në raportin e fundit nga hulumtimi i madh për dhunën ndaj grave në BE, i zbatuar nga Agjencia evropiane për të drejta funksionale theksohet se “dhuna ndaj grave i prish të drejtat e tyre si e drejta e dinjitetit, qasja deri te drejtësia dhe barazia gjinore. Njëherit, theksohet se çdo grua e tretë ka përvojë fizike ose seksuale nga mosha 15 vjeçare, njëra ndër 15 gratë ka përjetuar ndonjë formë të dhunës seksuale”. Kjo, theksohet, krijon pasqyrë të ekzistimit të keqpërdorimit të gjerë që i prek jetët e shumë grave, por dhe se është paraqitje për të cilën sistematikisht nuk jepen raporte deri te autoritetet.