Më 14 Mars përkujtohen dëshmorët e lirisë - tetova1

Më 14 Mars përkujtohen dëshmorët e lirisë


Kategoria: Lajme

Postuar më: Enj, Mar 13, 2014

Lexuar: 393 herë



Shoqata e veteranve te luftes organizon Manifestimin Tradicional: “Pranvera e dinjitetit”, me rastin e 13-Vjetorit të UÇK-së - Brigada 112 “Mujdin Aliu”, në të cilin do të flitet për vendosmërinë e paepur, ngadhnjimin e bijve dhe bijave të popullit tonë liridashës, nën Emblemën e UÇ Kombëtare.

Manifestimi do të mbahet më 14 mars 2014 (e premte) në Kalanë e Lirisë në fshatin Sellcë, në ora 13.00. Aty do të nderohen Dëshmorët që prehen brenda Kështjellës dhe do të mbahet një takim i përzemërt me anëtarët e Familjeve të Sakrificës të vitit 2001.

Në këtë Manifestim do të marrin pjesë Familjet e Dëshmorëve, të plagosurit e lirisë, ish udhëheqësit e SH.P. të UÇK-së, të Brigadës 112 “Mujdin Aliu” dhe Brigadave të tjera nën Emblemën e UÇ Kombëtare si dhe kontribues të Çështjes Shqiptare.