PDSH-ja e Strugës “ngrin” aktivitet deri pas zgjedhjeve - tetova1

PDSH-ja e Strugës “ngrin” aktivitet deri pas zgjedhjeve


Kategoria: Lajme

Postuar më: Hën, Mar 31, 2014

Lexuar: 1 325 herë



Dega e PDSH-së në Strugë, ka vendosur të shpall moratorium, apo të “ngrijë” të gjitha aktivitet e saja politike deri në përfundimin e zgjedhjeve parlamentare të prillit, duke mos mbajtur asnjë lloj përgjegjësie mbi rrezultatin e tyre shkruan portali Drini.mk.

Ky është përcaktimi unanim që ka dalë nga mbledhja e sontme e cila u zhvillua në Strugë, si pasojë e situatës së krijuar mes degës së PDSH-së në Strugë dhe qendrës, pas kontestit që këtopatën lidhur me listat për deputet në njësinë nr.5

Sipas burimeve të portalit Drini.mk, në këtë takim është diskutuar hollësisht për të gjitha zhvillimet e fundit si pasojë e situatës së krijuar. Mos reflektimi i kryetarit Thaçi, gjegësisht mos thirrja e kuvendit qendror për të analizuar kërkesën e Degës së Strugës, ka qenë vërejtja më e madhe që pjesmarrësit kanë theksuar në këtë takim.

Në vijim pritet edhe një komunikatë zyrtare e degës së PDSH-së në Strugë, e cila do ta shpalos qëndrimin e saj lidhur me situatën e krijuar.

Burime të portalit Drini.mk theksojnë, se kryesisia dhe të gjithë anëtarët e saj në takimin e sontëm, kanë përsëritur mbësjtetjen e fuqishme ndaj Platformës dhe Mrrveshjes politike të PDSH-së.

I gjithë ky debat dhe konflikt mes Degës së Strugës dhe Qendrës së PDSH-së, erdhi si pasojë e mosrespektimit të vullnetit të degës ë Strugës në përpilimin e listës së kandidatëve për deputet, ku më pas të gjithë kandidatët përveç bartësit të listës, tërhoqën emrat e tyre nga lista, ndërsa e njejta u plotësua në kundërshtim me statutin duke mos qenë të propozuar nga asnjë strukturë e partisë, shkruan portali Drini.mk.