PDSH-ja e Strugës nuk merr pjesë në Konventën e PDSH-së në Tetovë? - tetova1

PDSH-ja e Strugës nuk merr pjesë në Konventën e PDSH-së në Tetovë?


Kategoria: Lajme

Postuar më: Sht, Mar 15, 2014

Lexuar: 1 293 herë



’Strugalajm.com’’ nga burime të rezervuara mëson se asnjë nga drejtuesit e degës së PDSH-së, në Strugë nuk do të udhëtoj drejt Tetovës gjatë ditës së nesërme , ku kjo parti nëpërmjet një Konvente do të promovoj kandidatin e saj për president, Iljaz Halimin,si dhe kandidatët për deputetë në pesë njësitë zgjedhore, si dhe dy kandidatë që do të garojnë për votat e diasporës.Tashmë është bërë e qart për opinionin se kontesti ndërmjet degës së Strugës të PDSH-së, dhe qendrës së kësaj partie, është futur në një fazë ku të dy palët duken të vendosur në pozicionet e tyre fillestare.Nga njëra anë është dega e Strugës e kësaj partie, të cilën e mbështet edhe kryetari i Komunës së Strugës ,Ziadin Sela, të cilët nuk parnojnë si bartës të listës Zija Jonuzin .Ndërkohë, është qendra e partisë si dhe lideri i saj Menduh Thaci të cilët kanë lënë të kuptohet se lista e deputetëve në Njësinë zgjedhore numër pesë është përfundimtare dhe e pandryshueshme.Ndërkohë, në opinionin strugan qarkullojnë një sërë skenaresh, por është akoma herët se si do të përfundojë ky kontest i brendshëm në PDSH.