PDSH-ja përsëri e sulmon Rufi Osmanin. BDI - në e quan mashë të Gruevskit
Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) përmes një konference për gazetarë ka sulmuar dy partitë shqiptare, BDI e RDK. Prononcimin e koordinatorit të grupit parlamentar të partisë Imer Aliu ua mundësojmë ta lexoni integralisht:
“Edhe njëherë, për herë të fundit BDI-ja u bë mashë e VMRO-së dhe Gruevskit që nëpërmjet zgjedhjeve të parakohshme të pamundësojë integrimin dhe sërish të legjitimohet nëpërmjet politikës antishqiptare. Kësaj beteje iu bashkëngjit edhe djali i vogël i Branko Cervenkovskit, Rufi Osmani, i cili mos të harrojmë i morri votat e LSDM-së në zgjedhjet lokale në Gostivar.
Kjo parti dhe ajo e Ahmetit që po bëhen gati për koalicion, njërit i foli nënvetëdija në një emision ku tha se ka qenë edhe në Beograd, e ky tjetri me instruksione nga Strumica kërkojnë që të na dalin në mejdan. Ne do të dalim dhe do ti mundim keq ketë herë. Shqiptarët dhe bashkësia ndërkombëtare e dinë se kush janë shkaktarët e këtyre zgjedhjeve dhe cilat janë arsyet.
Ne kemi qenë vigjilent dhe i kemi ditur këto punë dhe me kujdes e kemi ndjekur situatën politike të krijuar për sa i përket zgjedhjeve presidenciale dhe zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Për ata që se kanë të qartë dhe ata që s’duan ta kuptojnë nuk ekziston cenzus në raund të parë të zgjedhjeve presidenciale.
Cenzusi që kërkohet në raundin e dytë maqedonasve ua mundëson Ahmeti, që pranon që zgjedhjet parlamentare të mbahen në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.
Ne jemi partia e vetme shqiptare dhe jo rastësisht nuk jemi pjesë e asnjërit prej skenarëve antishqiptare që po zhvillohet. PDSH nuk mund të lejoj që votat shqiptare të bëhen pre e marrëveshjeve ndërmjet Ali Ahmetit dhe Nikolla Gruevskit. Për ketë arsye PDSH-jagaron në këto zgjedhje me kandidatin e vetëm shqiptar”.







