PPD e Vejselit, demanton PPD-në e Rusit
Krahu i PPD-së i udhëhequr nga Abdulhadi Vejseli, demanton lajmin se Gjykata ka regjistruar krahun e PPD-së së udhëhequr nga Arben Rusi.
Burime të afërta me PPD-në e Vejselit për “startalb” theksojnë se pas publikimit në disa portale të informacionit për kinse regjistrimin e krahut të Arben Rusit, kanë konsultuar Gjykatën, prej ku kanë mësuar se vendimi për regjistrimin ende nuk është sjellur.
Poashtu krahu i udhëhequr nga Abdulhadi Vejseli shprehin bindjen se Gjykata do të sjellë vendim në favor të tyre, duke marrë parasysh respektimin e procedurës, si Kuvendi themelues, ku ishin të pranishëm mbi 600 persona, numrin e nënshkrimeve të deponuara dhe personalitetet që qëndrojnë pas kësaj nisme, përfshi këtu edhe kryetarin e parë të kësaj partie Nevzat Halilin.






