USHT-së i shtohet edhe një doktor shkence
Universitetin Shtetëror të Tetovës, Fakultetit të filologjisë, programit studimor Gjuhë dhe letërsi angleze i shtohet edhe një doktor i shkencave.
Më datë, 27.02.2014 në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e gjuhëve të huaja, në departamentin e Gjuhës angleze, MR AGRON ZEQIRI nga Gostivari, asistent në Universtin Shtetëror të Tetovës, mbrojti me sukses temë e doktoraturës me titull: ASPEKTE TË HUAZIMEVE ME ORIGJINË ANGLO-SAKSONE NË GJUHËN E FOLUR SHQIPE DHE NË MEDIAT SHQIPTARE NË MAQEDONI DHE KOSOVË.
Komisioni në përmbërje: prof.dr Viktor Ristani (mentor), Prof. Asoc. dr. Elida Tabaku (Kryetar), Prof. dr. Raul Lilo.(Oponent), Prof. dr. Sami Ibrahimi (Anëtar) Prof. Asoc. dr. Shpresa Rira.(Oponent) Prof. dr. Brikena Kadzadej.(Anëtar). Ky punim përbëhej nga katër kapituj.
Në kapitullin e parë pasqyrohen disa nga veçoritë kryesore të gjuhës shqipe dhe asaj angleze: origjina dhe përhapja e tyre, rolin i kontakteve gjuhësore në shtimin e huazimeve (aktualisht gjuhët japin e marrin si kurrë ndonjëherë) dhe njësimin e tyre.
Në kapitullin e dytë Mr. Agron Zeqiri ndalet te rëndësia e sistemit fjalëformues në pasurimin e leksikut të gjuhës. Ai thekson se leksiku, në dallim nga rrafshet e tjera gjuhësore, përbën një sistem tepër të hapur të gjuhës dhe të variantit të saj të standardizuar.
Në kapitullin e tretë studiohet më hollësisht huazimet-anglicizmat dhe problemet që ato ngërthejnë. Analziohet shtresimin i huazimeve-anglicizmave sipas grup-moshave, tipologjina e tyre, përshtatja e tyre në gjuhën marrëse etj.
Në kapitullin e fundit ai trajtoj standardin e shqipes në lajmet dhe Radio-Televizionet e Maqedonisë dhe Kosovës, si edhe problematikën që sjell përdorimi i huazimeve.
Për hartimin e studimit tij ai u mbështet gjërësisht në literaturën e huaj dhe vendase. Analiza që ka përdororu është përshkrimore dhe analitiko-sintetike…
Në këtë punim si objekt studimi mr. Agron Zeqiri mori gjuhën e mjeteve të informimit masiv edh atë për disa arsye: si pjesë thelbësore e stilit publicistik, për rolin
përhapës të këtyre mjeteve dhe ndikimin e tyre për normëzimin e mëtejshëm të shqipes. Hipotezat thelbësore e punimit janë arsyet e vërshimit të huazimeve (veçanërisht anglicizmat), me tipologjinë e tyre, me përshtatjen e tyre në gjuhën marrëse dhe qëndrimin ndaj tyre. Shtypi i shkruar përbën burimin kryesor të korpusit tonë.
Punimi ilustrohetj me shembujt në vijim që në fakt janë vërtet shqetësues: “prodhon pasoja / festë / politikë / art / stabilitet / mentalitet”; “dorëhiqet kryeministri”; “bëhet tejet i konsiderueshëm”; “mbledh guximin”; “vuajmë mungesa”; “pedagogë të rekrutuar për universitete”; “vihet në opërim”; “oficerët e kredisë”; etj. Këtyre u shtohen kalket e pakuptueshme, të ndërtuara në kundërshtim me gjedhet e fjalëformimit të gjuhës shqipe dhe me kuptimin e gjegjëseve të tyre burimore në gjuhën e huaj, si dhe ndërtimet e gabuara sintaksore dhe semantike, të tilla si: “multipërforcoj”; “multiplikatoj”; “multigrindje”, “multikulturë”; “superoj”; “emeton urrejtje”, “jam kultivuar atje”.
Përveç kësaj sjelljeje të pahijshme gjuhësore, shpesh vërehen këto raste:
(1) Kur fjala e huaj ose formimi sipas fjalës se huaj – anglicizma – përdoret krahas fjalës shqipe ose formimit shqip, herë me “dhe”, herë pa “dhe”. Për shembull, “e rrëmbyen dhe kidnëpuan“; “përgjegjësitë dhe lajabilitetet”, “pasojat dhe konsekuencat”; “hendeku dhe gepi”; “copëzimi dhe fragmentarizimi., etj.
(2) Kur fjala e huaj (anglicizmi) përdoret si mjet përforcues sqarues. Për shembull, “gjithëkohësia, pra, përmanënca”; “zotësia, do me thënë, skilli”;etj.
(3) Kur emra të përveçëm shqiptarë shkruhen gabim, sipas burimit të huaj. Për shembull, “Kosovo” për “Kosovë”; “Ohrid” për “Ohër”, etj.
Duke marrë shkas nga vëzhgimet tona, kemi arritur në përfundimin se, të shumtën e herës, shkaqet e “anglishtizimit” të gjuhës shqipe në ditët tona janë thjesht subjektive. Për këtë mr. Agron Zeqiri përmendim tre shkaqe kryesore:
Së pari, përdoruesit kanë formim të mangët gjuhësor. Ata gjithashtu vuajnë nga mungesa e njohurive të duhura të kulturës së gjuhës, pra, nuk kanë arritur të përvetësojnë normat gramatikore, drejtshqiptimore dhe drejtshkrimore, normat leksikore dhe stilistikore (aftësia për të zgjedhur dhe përzgjedhur fjalën, shprehjen, gjedhën sintaksore në shërbim të komunikimit të frytshëm). Për shembull:”; “finish” për “përfundim”;
Edhe pse të rregullta nga pikëpamja fonetike dhe gramatikore, këto
“trillime” janë dëshmi e gjallë e shkeljes së normës leksikore dhe stilistikore, pra, janë barbarizma me burim anglez.
Puna e pastërtisë së gjuhës përfshin dhe frazeologjinë. Edhe aty vërehen në gjuhën e sotme ndikime të jashtme, me ndjekje gjedhesh të huaja me anë përkthimi. Në shqipen e mirëfilltë nuk thuhet i hedh pluhur syve, si thonë në disa gjuhë të tjera, po thuhet i hedh hi syve. Gjuhësia jonë edhe në këtë fushë është e caktuar të gjurmojë rrugët vetjake të gjuhës.
Fjalët e vendit dhe termet që do të zëvendësojnë me kohë elementin e huaj duhet të shtihen në përdorim që në shkollat, që me moshën e re.
Porse brezat që do të vijnë do t’i mësojnë e do t’i përdorin vetvetiu; sikurse kanë hyrë në përdorim shumë fjalë vendi që janë farkuar prej paraardhësve tanë e prej brezit tonë, janë për në sot të natyrshme dhe janë bërë pronë e qëndrueshme e gjuhës.
Disertacioni u vlerësua me notë maksimale dhe mr. Agron Zeqiri mori gradën shkencor DOKTOR.
Duhet theksuar edhe fakti se dr. Agron Zeqiri është i pari doktor i shkencave nga Maqedonia që doktoroi në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Gjuhëve të huaja, departamenti i Gjuhës angleze.







