Vetëm tre gola - tetova1

Vetëm tre gola


Kategoria: Sport

Postuar më: Die, Mar 2, 2014

Lexuar: 1 350 herë



Ishin tre golat e përforcimeve në këtë afat kalimtar që bënë Shkëndinë të nis më së miri stinorin pranveror në elitën e futbollit vendor.

Shkëndija sot në ndeshjen derbi të luajtur kundër Makedonija Gj.P në stadiumin e qytetit në Tetovë tregoi se është bërë një ekip i fortë që mund ti bëj ballë të gjithë kundërshtarëve në vend.
Goli i parë erdhi në minutën e 20 kur përforcimi i ardhur nga “romantikët”, Demir Imeri shënoi për të ndezur atmosferën në stadium.
Vazhdimi i pjesës së parë edhe pse dominohej nga “kuqezinjtë”, megjithatë ata nuk arrinin të krijonin ndonjë rast më konkret me përjashtim të goditjes se kroatit Bojan Vruçina në minutën e 30-të, goditjen e të cilit nga distanca portieri mysafir e devijoi në rivënie nga këndi.
Ishte minuta e 72 kur Bojan Vruçina rit epërsinë në 2:0 në të mirë të ‘kuqezive’.
Nuk vonoi shumë dhe 7 minuta më pas përforcimi i fundit i Shkëndijës, Mensur Kurtishi, me një goditje shumë precize nga vija e 16-të metërshit edhe për herë të tretë mposhti portierin e Makedonija Gjorçe Petrovit, duke vendosur në këtë mënyrë rezultatin përfundimtarë të këtij takimi, Shkëndija 3, Makedonija Gjorçe Petrovi 0.