Zyrtare: PDSH-ja e Strugës kërkon tërheqjen e listës për deputetë
Vendimi që u paralajmërua mbrëmë nga portale lokale të Strugës, sot u zyrtarizua. Në vazhdim ju sjellim vendimet e mbrëmshme të Degës së PDSH-së në Strugë.
Deri te:
Kuvendi Qendror i Partisë Demokratike Shqiptare
Informim
nga mbledhja e PDSH-së, dega në Strugë
Pas publikimit të listës së kandidatëve për deputetë nga Kuvendi Qendror i Partisë Demokratike Shqiptare dhe reagimet që pasuan në mjetet e informimit, në opinionin e gjërë strugan, tërheqja (dorëheqja) nga lista e kandidatëve që janë pjesë e saj, reagimet e nëndegëve, Forumit të Gruas dhe RDSH-së së Strugës, kryesia e degës së PDSH-së në Strugë thirri mbledhje urgjente me të vetmen pikë të Rendit të ditës, diskutim rreth situatës së krijuar pas shpalljes së listës në fjalë.
Në takim morën pjesë, kryesia e degës, kryetarët e nëndegëve, anëtarët e kryesisë qendrore, Forumi Rinor dhe Forumi i Gruas në Strugë.
Pas diskutimeve të shumta dhe qëndrimeve nominale nga çdo nëndegë, takimi solli këto konkluzione:
*Pranon dhe merr për obligim të informojë Kuvendin Qendror për tërheqjen e të gjithë kandidatëve që vijnë nga Struga, përveç kryesuesit të listës;
*I bëjmë thirrje Kuvendit Qendror, të tërheqë listën e propozuar dhe të nisë konsultat me degën e Strugës, për tejkalimin e kësaj situate, në të kundërtën dega nuk do të mbajë përgjegjësi për rezultatin e zgjedhjeve.
Me respekt,Kryetar, Lavdrim Elmazi
Strugë më 10.03.2014 Partia Demokratike Shqiptare, dega në Strugë
KLIKO në foto për ta parë në format më të madh







