Strugë: Këshilltarët e VMRO-së, bojkotojnë Selën?
Në seancën e sotme të Këshillit komunal të Strugës ku u diskutuan një sërë programesh dhe cështjesh të karakterit lokal munguan këshilltarët e VMRO-DPMNE-së të cilët u larguan pa filluar mirë seance.Kjo situatë krijoi paqartësi për faktin se VMRO është në koalicion me PDSH-në nivelin lokal gjë që mund të reflektoheshte edhe në shtyrjen e kësaj seance,por nuk ndodhi ashtu për faktin se këshilltarët e BDI-së qëndruan në seancë gjë që krijoi shumicën e nevojshme për të vazhduar mbledhja.Kryetari i VMR0-së në Strugë Pero Petkoski këtë reagim të partisë së tij e arsyetoi me faktin se nuk ishin të njoftuar dhe të konsultuar për rendin e ditës nga ana partnerit të koalicionit.Ai siguroi se edhe pas këtij hapi partia e tij do të jetë në bashkëqeverisje me PDSH-në në nivelin lokal duke mos pranuar se braktisja e sencës ka ardhur e ndikuar nga zhvillime të tjera politike në nivelin qëndror.Ndërkohë nga ana e BDI-së qëndrimin në seancë e arsyetuan me faktin se ato pavarsisht që janë në opozitë do të vazhdojnë të mbështesin cdo vendim apo program në interest ë qytetarëve të Strugës pa i politizuar cështjet lokale.














