“Ballistët” do ta mbështesin Shkëndijën kundër Euromilk-ut në Shkup
Në Turnovë ju sollën fat. Dhe, për këtë arsye tifozët e Shkëndijës, “Ballistët”, kanë vendosur të përgatisin të njëjtin skenar, duke e mbështetur skuadrën në udhëtimin e fundjavës që vjen me Euromilk në Maxhari. Rreth 1.000 Ballistë priten të jenë në tribunat e stadiumit “Boris Trajkovski” në Maxhari në përballjen e javës së 37-të të elitës së futbollit vendor. Kështu kanë paralajmëruar tifozët e klubit tetovar në një postim të tyre në rrjetin social facebook “E dua Shkëndijën më shumë se fëmijën” .
“Të dielën do të udhëtohet për në Maxhari për ta përkrahur maksimalisht simbolin kuqezi. Nëse nuk e përkrahim kur humb apo barazon, atëherë as mos të festojmë kur fiton …”, shkruhet në postimin e tyre. “Kësaj radhe nuk do të jemi 100 por 1.000 Ballistë”, është komenti i një tifozi tjetër të Shëndijës. Kujtojmë, se Ballistët kanë qenë të pranishëm edhe në ndeshjen e mëparshme, në të cilën, edhe përkundër mbështetjes së tyre, Shkëndija humbi me rezultat 2-1. Takimi Euromilk-Shkëndija luhet të dielën me fillim prej orës 16:00




