BDI ‘vepron’ me Vepro?!
Sipas disa informatave që ka siguruar portali Almakos, oranizata joqeveritare “Lëvizja Vepro“, e cila dje informoi opinionin se është e akredituar për vëzhgimin e zgjedhjeve presidenciale në Maqedoni, dhe do të mbulojë mbi 1500 vendvotime më 2300 vëzhgues, në realitet është organizatë e afërt e Bashkimit Demokratik për Integrim. Pra, kjo është vetëm një “mekanizëm“ i saj që të menjanonë pengesën ligjore për të vëzhguar procesin e votimit , për shkak të mospjesëmarrjes të këtij subjekti në zgjedhjet presidenciale.
Sipas të njejtave burime, të cilat akuzojën se kjo është “presion” ndaj elektoriatit shqiptar, për mosdalje të shqiptarëve në këtë zgjedhje, mësojmë se themeluesit e kësaj organizate janë njerëz nga rradhët e BDI në Strugë.
I kontaktuar nga portali Alkamos lidhur me këto informacione, zëdhënësi i Bashkimit Demokratik për Integrim, Bujar Osmani ka demantuar këto pohime, duke thënë se lëvizja “Vepro” nuk është organizatë e BDI, por nuk përjashtoi mundësinë që ndonjë aktivistë i kësaj partie të jetë i angazhuar në aktivitetet e organizatës joqeveritare.
“Ne atë ditë do të jemi në piknik “, - tha Bujar Osmani për Almakos, duke ritheksuar qëndirmin e partisë së tij për mospjesëmarrje në këto zgjedhje presidenciale, për shkak të mospasjes të “ kandidatit konsenzual”.




