Blerina Seferi “fluturon” për në Portugali - tetova1.com

Blerina Seferi “fluturon” për në Portugali


Kategoria: Sport

Postuar më: Pre, Pri 11, 2014

Lexuar: 131 herë



Vajza nga Shipkovica që jeton në Gjermani, Blerina Seferi në këtë fundjavë, respektivisht të shtunën e pret edhe një sprovë para kampionatit ballkanik që zhvillohet më 17 maj në Selanik, duke u paraqit në kupën e Evropës edhe atë në Portugali. Për këtë eveniment Shqiponja e Shipkovicës thotë se ka kohë që ka filluar stërvitjet intensive ndërkohë që sipas saj do jetë edhe test i mirë para ballkanikes.
“Përgatitjet jam duke i zhvilluar me intezitet të lartë dhe të njëjtat po shkojnë sipas plan programit special të hartuar nga ana e trajnerëve të mi. Mendoj se po ndihem mirë dhe shpresoj këtë ta dëshmoj të shtunën në Portugali ku edhe do kthehem me ndonjë medalje. Më pas sërish do filloj me ushtrimet intensive pasi më pret edhe një Kupë evropiane më 5 maj, kurse më pas më 17 maj kampionati ballkanik në Greqi ku dua edhe ta mbroj titullin e dyfishtë”, tha Bleri. Ndryshe, ky vit do jetë shumë i rëndësishëm për Blerina Seferin pasi ajo sivjet do të luftoj edhe në kampionatin evropian i cili poashtu do të zhvillohet në Greqi, por në muajin korrik. Ndryshe, Seferi në Portugali do garoj në 48kg tek U18.