Izet Zeqiri: 4 kërkesat e RDK-së, nuk gjenden në programin e BDI-së
BDI nuk ka treguar gatishmëri ta pranojë ofertën me 4 kushte nga Rilindja Demokratike Kombëtare (RDK) për unifikimin e votës shqiptare. Por, ajo qe është edhe më e keqja, BDI-ja këto projekte nuk i ka as në programin e vetë SI OBJEKTIVA SPECIFIKE. BDI i ka vetem si projeket të derivuara, e jo si projekte konkrete, dhe shumë të rëndësishme, shkruan sekretari i RDK-së Izet Zeqiri.
Rikujtojmë 4 kushtet e RDK-së:
1. Deri 30.06.2014 të miratohet Ligji për të drejtat e veçanta të pjesëtarëve të UÇK-së, invalidëve të luftës dhe familjeve të tyre.
2. Deri 30.09.2014, të ndryshojë Ligji i buxhetit me qëllim që të drejtat e shqiptarëve që votohen me votim të dyfishtë “badenter” – zërat e buxhetit për ato te drejta siç është arsimi, kultura, shkenca, muzetë, përmendoret, trashëgimia kulturore dhe investimet kapitale në këto sfera të sillen me “badenter”.
3. Deri 31.12.2014, të miratohet propozim=ndryshimi i Ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe në Maqedoni.
4. Deri 31.12.2015, të arrihet përfaqësimi i drejte dhe adekuat 25.17% të punësoni edhe 22.800 shqiptarë që të mos diskriminohemi nga 45 milion euro ne vite ne emër te pagave.




