Nga mesnata heshtje parazgjedhore
Fushata për zgjedhjet presidenciale të caktuara për të dielën më 13 prill mbaron në mesnatë. Nesër është heshtja zgjedhore, ndërsa për shkak të zgjedhjeve, sipas vendimit të KSHZ-së, pushim dyditor do të ketë fushata për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Për herë të parë në zgjedhjet presidenciale do të ketë mundësi të voton edhe diaspora. Qytetarët e Maqedonisë të cilët punojnë ose qëndrojnë jashtë vendit, dhe të cilët janë të lajmëruar për votim, si dhe personat e zhvendosur brenda vitit, të burgosurit, të sëmurët, ushtarët dhe ata në burg shtëpiak do të votojnë nesër një ditë para zgjedhjeve.
Qytetarët votën e tyre do të mund ta japin për katër kandidat Gjorgje Ivanov kandidat i VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit, Stevo Pendarovski kandidat i LSDM-së dhe koalicionit, Zoran Popovskit kandidat i OQM-së, dhe Iljaz Halimi kandidat i PDSH-së.
Të drejtë vote, sipas Listës së vetme Zgjedhore, në zgjedhjet e pesta presidenciale të dielën kanë një milion e 779 mijë e 572 zgjedhës. Në certifikatat e posaçme të votuesve të cilët gjenden në listat e votimit janë regjistruar një milion e 707 mijë e 228 votues. Numri i përgjithshëm i votuesve të cilët gjenden për punë dhe qëndrim të përkohshëm jashtë vendit është 70.305, ndërsa prej tyre të drejtë vote kanë 8.332, të cilët janë paraqitur për votim. Në NJZ 7 (Evropa dhe Afrika) janë paraqitur për votim 5.892 shtetas të Maqedonisë, në NJZ 8 (Amerika Veriore dhe Jugore) - 1.426 dhe NJZ 9 (Australia dhe Azia) - 1.014. Të mërkurën në KSHZ votuan edhe 294 anëtarë të këshillave zgjedhore të cilët do t’i zbatojnë zgjedhjet në diasporë.
Të shtunën do të votojnë edhe 1.706 të burgosur, 39 persona të zhvendosur brenda vendit, si dhe personat e sëmurë dhe të pamundur.
Votimi të dielën do të fillojë në orën 7 dhe do të përfundojë në orën 19, do të zbatohet në 3.480 vendvotime në Maqedoni dhe 34 në diasporë. Këtë vit numri i vendvotimeve në vend është rritur për 504 duke marrë parasysh ndryshimet në Kodin Zgjedhor, sipas të cilit në një vendvotim nuk mund të ketë më shumë se 1.000 votues. Zgjedhjet presidenciale do t’i ndjekin 8.325 vëzhgues vendor dhe 326 vëzhgues të huaj.




