Skandal: Amdi Bajram dhe djali i tij e sulmojnë fizikisht Radmila Sheqerinskën!
Zëvendës kryetarja e LSDM - së, Radmilla Sheqerinska, sot ka vizituar vendvotimet në lagjen Shuto Orizare të Shkupit, ku edhe është sulmuar nga Amdi Bajram dhe djali i tij, të cilët e kanë kapur për fyti. Ajo pret që policia të reagoj sa më shpejt ndaj kësaj ndodhie të shëmtar, njofton Almakos
“Unë jam vëzhguese e zgjedhjeve, por në një moment, u mblodhën një grup i njerëzve ku ishte edhe Amdi Bajram me djalin e tij, dhe filluan të bërtasin se çka kërkoj unë këtu. Ishte një dramë e vërtetë. Por, në një moment më sulmuan, më kapën për fyti, për fat më tej ata u larguan, duke u shtensionuar situata. Tani situata është e qetë në Shuto Orizare”, - tha Sheqerinska.




