Thaçi në Ladorisht: PDSH i do toskët - tetova1.com

Thaçi në Ladorisht: PDSH i do toskët


Kategoria: Lajme

Postuar më: Enj, Pri 10, 2014





Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi gjatë ditës së sotme qëndroi në Strugë ku realizoi një seri takimesh me qytetarët dhe aktivistët e PDSH –së. Marshuta me makina e kryetarit të PDSH-së dhe kandidatit presidencial Iljaz Halimi fillimisht realizoi një ndalesë të vogël në fshatin Livadhi-vendlindja e Ziadin Selës, ku në një takim të shkurtër me qytetarët qëndroi vëtëm kandidati presidencial, ndërsa Menduh Thaçi u drejtua në fshatin Ladorisht ku mbajti një takim me aktivistët dhe qytetarët që kishin dalur për ta pritur në shtabin elektoral .Thaçi në Ladorisht përcolli mesazhin se politika e BDI-së, qytetarët shqiptar i ka sjellur në prag të mbijetesës .Ndërkohë, në lidhje me caktimin e kandidaturës së Zija Jonuzit kryetari i PDSH-së theksoi se kjo ndodhi edhe për arsye të respektit që ai dhe lideri historik i kësaj partie tashëm i ndjerë Arben Xhaferi dhe PDSH kanë pasur dhe kanë për toskët e Strugës, të cilët gjithmonë e kanë ditur ta mbështesin këtë subjekt.’’Shumë skajshmërisht me sinqeritet Zijai e ka fituar kandidaturën për shkak të përcaktimit tim dhe të Arben Xhaferit ndjesë pastë sepse kemi një respect të jashtzakonëshëm për ju që jetoni në këto hapësira për Ladorishtin , Frëngovën dhe ti bie drejt,për toskët.PDSH-ja nuk ka pasur eksponentë,kandidaturë prej kësaj ane,por ju gjithmon e kemi mbajtur gjallë PDSH-në e keni forcuar dhe e keni mbështetur,pa ndonjë interes konkret grupor,individual e kështu me radhë’’,tha Thaçi në Ladorisht.pas këtij takimi lideri i PDSH-së u drejtua për në fshatin Koroshishtë ku zhvilloi takimin e radhës me qytetarët e këtij lokaliteti.Thaçit, potencoi në Koroshishtë se sot BDI fletë shumë për flamur për gjuhë, apo për cështje kombëtare, ku pjesa më e madhe e shqiptarëve të Maqedonisë nuk e kanë idaren dhe janë në prag të mbijetesës .Sipas tij BDI të tregoj se në këto 12 vjet në qeveri sa ka kontribuar për mirëqënien e shqiptarëve të Maqedonisë.Për Thaçin, nuk ka një përplasje ndërmjet shqiptarëve të PDSH-së, dhe BDI-së, por ka një përplasje të madhe ndërmjet qindra mijra shqiptarëve kundër qeverisë së Gruevskit, ku merr pjesë edhe zoti Ahmeti.’’Arsye pse e them këtë është se ju të gjithë takoni funksioner të BDI-së, të cilët hapur thonë se ne na nëncmojnë maqedonët, nuk na bëjën hesap, na shkelin dhe nuk kemi kurr farë autoriteti dhe dinjiteti.Ju duhet tu thoni atyre që për t’i ikur këtij nëncmimi duhet fitorja e PDSH-së, sepse ky është qëllimi i vërtet i kësaj beteje.Ata po inponojnë një politikë folklorike me shumë pasoja për shqiptarët e Maqedonisë’’,theksoi Thaçi në tubimin kryesor në Koroshishtë.Në këtë takim me një fjalë rasti u prezantua edhe kandidati për president Iljaz Halimi i cili theksoi se këtë radh shqipatarët kanë shansin historik për të votuar kandidatin e vetëm shqiptar për president në mënyrë që pastaj të negocojnë për një marrëveshje të re në dobi të prioriteteve të tyre.Gjithashtu, në Koroshishtë me një fjalë rasti u prezantua edhe Nafi Doko, kandidatë i ranguar në pozicionin e dytë në listën e PDSH-së, për zonën e pestë zgjedhore si dhe shef i shtabit të PDSH-së, për Strugën

/strugalajm/