Ja si diskriminohen tetovarët në krahasim me Manastirin (TABELA) - tetova1.com

Ja si diskriminohen tetovarët në krahasim me Manastirin (TABELA)


izet-zeqiri-tetova
Kategoria: Opinione

Postuar më: Mar, Maj 6, 2014





Izet Zeqiri
Kjo është një analizë që tregon dallimin midis funksionimit dhe rezulltateve të Tetovës dhe komunës së Manastirit që janë me madhësi të përafërtë si komuna duke analizuarë të dhënat financiare. Këto të dhëna tregojn edhe mos menaxhimin efikas dhe efektiv të komunë së Tetovës dhe diskriminim që bëhet nga pushteti qendrorë . Janë analizuar shpenzimet e komunave respektive që vënë në pahë edhe mos menaxhimin si duhet edhe diskriminim që u bëhet qytetarëve.
1. Komuna e Tetovës në vitin 2013 shpenzime kapitale apo investime për të përmisuar jetën e qytetarëve të vetë ka invetuar 3.902.06 denar për kokë banori kurse Komuna e Manastririt 4.483.57 denar që do të thotë 581 denarë ma shumë se Komuna e Tetovës. Ku qëndron problem?!
2. Subvencionet dhe transferet e ndryshme, Komuna e Tetovës në vitin 2013 i ka 415.07 për kokë banori kurse Komuna e Manastirit 646.98 denar për kokë banori, që do të thotë 232 denar më e larta. Ku qëndron problem?!
3. Shpenzimet për mallrat dhe shërbimet, Tetova udhëheq me 4.819.42 për kokë banori kurse komuna e Manasirit 4.220.89 që do të thotë se Tetova shpenzon 599 denarë në kokë banori me shumë për të krijuar shërbime ndaj qyetetarvë kurse Komuna e Manstirit është më ekonomike dhe nuk shpenzon paratë e qytetarve në mënyrë joracionale.
4. Shpenzimet për rroga dhe kontribute për të punësuarit, Komuna e Tetovës shpenzon 9.648 denar për kokë banori kurse komuna e Manastirit 6.334 denarë për kokë banori që do të thotë 3314 denarë ma shumë komuna e Tetovës. Kjo tregon se të punësuarit në Komunën e Manstirit kanë produktivitet më të lartë, ekonomizim dhe rentabilitet më të lartë dhe më me pak shpenzime dhe të punësuar ofron shërbime më cilësore ndaj qytetarëve.

 

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net