PDSH apo BDI në Qeveri
Iljaz HALIMI
Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që u mbajtën më 27 prill, më së shumti mandate mori VMRO-DPMNE 61, LSDM 34, BDI 19, PDSH 7 dhe dy partitë tjera, RDK dhe OQM nga 1 mandat. VMRO si parti me më shumë mandate siguroi të drejtën që ta formon Qeverinë. Për formimin e Qeverisë, VMRO-ja e ka të drejtën legjitime që të bisedon me cilën do parti politike që ajo vlerëson se ka nevojë. Nga praktika e deritanishme nuk ka ndodhë që në RM të formohet Qeveri pa shqiptarë. Kjo e imponon nevojën që mandatari të bisedon me njërën nga partitë politike shqiptare për përfshirjen e saj në Qeveri. Kjo madje është e domosdoshme kur dihet se shqiptarët janë faktorë tejet I rëndësishëm në këtë shtet, andaj çdo injorim apo anashkalim I tyre do të krijonte hapësirë për alternativa tjera që kanë të bëjnë me statusin e shqiptarëve në këtë shtet.
Kohëve të fundit me të madhe flitet se cila nga partitë politike shqiptare duhet të përfshihet në Qeverinë e ardhshme. Në përgjithësi dominojnë mendimet se partia shqiptare që ka marrë ma shumë deputet, në raport me partitë tjera shqiptare, e ka të drejtën që ti përfaqëson shqiptarët në Qeveri. Kjo do të ishte me vend sikur kjo praktikë të mos ishte keqpërdor deri më tani nga partitë shqiptare që kanë pasur më shumë deputetë. Kështu p.sh., edhe pse BDI mbi dhjetë vite është në pushtet, herë me LSDM e herë me VMRO-në, ajo asnjë nga premtimet, që kishin të bënin me kërkesat politike, nuk i realizoi. Kjo parti u fut në Qeveri pa kurrfarë marrëveshje të shkruar. Si rezultat I një koalicionimi të këtillë e kemi këtë gjendje katastrofale të pozitës së shqiptarëve. Meqë kështu u pozicionua BDI-ja, a për këtë flasin faktet, shtrohet pyetja se cila është arsyeja që kësaj partie ti jepet përparësia që ti përfaqëson shqiptarët në Qeveri?
Në krahasim me BDI-në, krejt më ndryshe qëndron situata me PDSH-në e cila ka qenë poashtu pjesë përbërëse e Qeverisë. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2006, PDSH-ja edhe pse fitoi 4 deputet më pak se BDI-ja, dhe u bë pjese përbërëse e Qeverisë, megjithatë për 18 muaj sa zgjati ajo Qeveri, u realizuan shumë projekte të rëndësishme për shqiptarët. Kjo më së miri mundë të shihet në një shkrim timin të botuar në gazetën Lajm të datës 23 prill 2014. Nëse bëhet krahasimi I të arriturave të qeverisjes së PDSH-së, 1998-2001, 2006-2008 dhe qeverisjes mbi dhjetë vite të BDIsë 2002-2006, 2008-2014 do të shihet se BDI-ja as 5% e të arriturave të PDSH-së nuk I ka realizuar. Secili qytetar, poqëse do ti kishte analizuar rezultatet e arritura të këtyre dy partive por duke lënë anësh përkatësinë partiake, xhelozinë, inatet apo tendencat tjera, jam thellë i bindur se do të konstaton se nuk qenka me rëndësi se cila parti hynë në Qeveri, me më shumë apo me më pakë deputet, por se si ajo me pjesëmarrjen në Qeveri, e arrin realizimin e premtimeve që ia ka dhënë elektoratit shqiptar.
Shqiptarët, BDI-së I dhanë mundësinë që të na përfaqëson me më shumë deputet dhe të thirret në legjitimitetin e popullit por shtrohet pyetja se kjo mbështetje çka prodhoi për ta dhe sa ajo u arsyetua. Kur jemi te legjitimiteti , në të cilin thirret BDI-ja, lirisht mund të them se ai legjitimitet është I dyshimtë. Së pari këtë konstatim e mbështes në faktin se votat që I ka mare BDI-ja nuk janë pastër të shqiptarëve, dhe e dyta kamë parasysh mënyrën se si ajo e zhvilloi kampanjën zgjedhore. Kjo kampanjë u përcoll me presione nga ma të ndryshmet, ndaj qytetarëve, biznesmenëve, të punësuarve në administratën shtetërore dhe publike si dhe me blerjen e votave nga një pjesë e qytetarëve.
BDI-ja nuk i përfaqësoi shqiptarët siç ajo pretendonte. Ajo jo vetëm që nuk I përmbushi premtimet që dilnin nga programet zgjedhore të saja, por për fat të keq u bë bashkë pjesëmarrës në realizimin e shumë projekteve të VMRO-së, që në masë të madhe ishin në dëm të shqiptarëve . Shqiptarët gjatë qeverisjes së BDI-së përjetuan dhe po përjetojnë një gjendje të rëndë sociale, ekonomike dhe kombëtare. Pabarazia etnike dhe varfëria ekonomike gjithnjë e më shumë po thellohen. Më e dhimbshme për shqiptarët është ajo se ata s’kanë siguri për jetën e tyre. Shembulli më i freskët është ajo me familjen Zeqiri nga Radishani i Shkupit, e cila për shkak të sulmeve dhe presioneve të grupeve banditeske maqedonase, u detyrua ta lëshojë vendlindjen dhe të shkojë diku tjetër me shpresë se do të gjejë rahati.
Për këtë gjendje tejet të rëndë të shqiptarëve pa dyshim se ka kontribuar edhe BDI-ja, e cila edhe pse merrte pjesë në Qeveri, nuk u doli në mbrojtje shqiptarëve dhe nuk u mundësoi që të kenë kushte të njëjta si maqedonasit.
Dështimin e BDI-së në të gjitha segmentet, jam I bindur se e dine edhe shumë intelektual qe e quajnë veten analistë, publicist, profesorë që merren me shkrime apo marrin pjesë në emisione të ndryshme debative. Si këta individ ashtu edhe disa media dhe portale më shumë merren me kryetarin Menduh Thaçin dhe PDSH-në opozitare, madje duke u ardhur keq se si kjo parti mbijetoi, se sa me BDI-në që është në pozitë më tepër se një decenie. Këta intelektual janë shumë të brengosur nga frika se mundë të ndodhë që BDI-ja, e cila paska ma shumë deputet se PDSH-ja, të ngelë në opozitë. Kjo edhe mund të ndodhë dhe këtu s’ka asgjë të keqe. Madje po të ndodhë kjo është shumë më pozitive se sa BDI-ja të thirret në legjitimitetin e shqiptarëve, të hynë në Qeveri dhe gjatë qeverisjes së saj të tretë përsëri të manipulon me të drejtat dhe interesat e shqiptarëve. Kështu, kemi plotësisht të drejtë të mendojmë sepse BDI-së, mundësia për të qeverisë iu dha por ajo me punën e saj këtë nuk e arsyetoi. Konstatimet e këtyre analistëve se me kyçjen edhe të PDSH-së në biseda me mandatarin për formimin e Qeverisë mundë ta ulin pazarin, nuk mbajnë. Ata nuk kanë të drejtë të dalin me konstatime të këtilla me paragjykime ose supozime. Këtë e them nga fakti se PDSH-ja nëse ndodhë që të hynë në Qeveri, ajo këtë asnjëherë nuk do ta përdor në dëm të shqiptarëve. Këtë e mbështes në përvojën e kaluar dhe rezultatet gjatë qeverisjes së PDSH-së.
Duke u nisur nga konstatimet, se BDI-së iu dha mundësia që të dëshmohet gjatë qeverisjes së saj por këtë nuk e bëri si dhe duke pasur parasysh se legjitimitetin në të cilin thirret e ka të dyshimtë, PDSH-ja ka plotësisht të drejtë të hynë në Qeveri por me marrëveshje për realizimin e përcaktimeve të saja programore. Nëse një marrëveshje e këtillë nuk arrihet, natyrisht se PDSH-ja nuk do të jetë pjesë e Qeverisë ku do të shërben vetëm si dekor, siç ishte BDI-ja në dy mandatet e saja në Qeveri. /Lajmpress







