Bajramali Idrizi: E dua këngën dhe e këndoj me kënaqësi
Shef i programit studimor të artit muzikor në fakultetin e Arteve , Inordinar , Docent , Mr ,pedagog, profesor në lëndët polifoni vokale , aranzhim vokal dhe polifoni in strumentale në USHT , kompozitor , instrumentist –piano, orkestruesi dhe këngëtari i mirënjohur Bajramali Idrizi është padyshim mjeshtër i muzikës dhe bilbil i këngës së trevave të Pollogut.
Bajramali Idrizi ndau pak kohë për të nderuar lexuesit e portalit Yllpress.com duke na dhënë disa mesazhe e përgjigje modeste., kurse ne i urojmë shumë suksese në rrugëtimin e tij prej profesionisti të dëshmuar
Si arritët ti qëndroni besnik muzikës së mirëfilltë shqipe, të mbijetoni , pa mos devijuar ?
Bajramali Idrizi : Çdo kohë i ka poetët e vet, ndërsa poetët e mirëfilltë i takojnë të gjitha kohërave …thjesht më ka mbajtur kënga e mirëfilltë shqipe pasi që e dua dhe e këndoj me shumë kënaqësi .
Tradita shqiptare ka këngë dhe vlera të jashtëzakonshme , ka motive e kolorite të ndryshme, pastaj çdo trevë ka karakteristika të veçanta dhe pasuri artistike, prandaj mund të them se edhe me këngën e bukur shqipe mund të krenohemi dhe mund lirisht të cakërrohen edhe gotat.
Çfarë e karakterizon (veçon ) një këngëtar të mirë : zëri (vokali) ,pamja , talenti ,thjesht çka i duhet për të qenë i kapshëm për auditoriumin?
Bajramali Idrizi: Pyetje interesante kjo. Mendoj se të gjitha këto komponentet që i përmendni ju kur janë të gërshetuara mirë njëra me tjetrën atëherë krijohet një harmoni dhe ekuilibër i mirë , normal për të qenë i përkryer duhet edhe dhunti , punë etj . Artisti lind dhe mu për këtë arti bën pjesë në lëndët e shkathtësive që nuk mund ta bëje secili.
Çfarë mendimi keni për shundin , kiçin dhe antivlerën?
Bajramali Idrizi: Në shumë intervista të ndryshme kam folur mjaftë për këtë temë , mirëpo shundi dhe kiçi nuk janë vetëm në muzikë…
Shundi dhe kiçi është çdo kund bile në të gjitha drejtimet …psh. në tv këndon Zdravko çoliqi që të ketë shiques -interes,klikime, askund nuk duket aty qëllimi dhe vlera. Pastaj mbyllen në dhomë me budallallëqe “big brother “, bëjnë çmos që të shiqohet më shumë- ju duket vlerë ?aspak , dmth ka edhe qindra raste tjera të ketij lloji…politikani që gënjen dhe vjedh popullin ju duket vlerë ?…etj etj…me një fjalë antivlera hasim pothuajse kudo dhe vetëm arti i mirëfilltë dhe vetëdija e lartë i lufton ato…
Si e vlerësoni artin dhe kulturën në Maqedoni?
Bajramali Idrizi : Ashtu si drejtimet tjera edhe arti në Maqedoni ka një zhvillim më të madh si nga aspekti KOMPOZICIONAL ,INTERPRETUES,ORKESTRUES poashtu edhe në aspektin teknik, pra dita ditës teknika ecën përpara .
Ky avancim i teknikës lidhet veçanarisht me muzikën , përshkak se sa më e avancuar që është teknika më shumë rritet kualiteti edhe në muzikë. Sa për informim mund të potencojmë se ka mjaftë aktivitete artistike, vlen të përmendim këtë të fundit “Ura me tri harqe ” që u mbajtë me 12 dhe 13 maj 2014 , një bashkëpunim mes tri Universiteteve të Tiranës, Prishtinës dhe Tetovës (i gjashti me rradhë), që këtë vit u organizua nga USHT-ja konkretisht nga Fakulteti i Arteve dhe pati mjaftë sukses.
Bajramali Idrizi: Dikur festivalet kishin orientim dhe kahje më të mirë , organizim dhe vlera . Mirëpo sot fatkeqësisht nuk përmbajnë pikë vlere ,krejt të kordinuara dhe të kurdisura , aty mjerisht krijohen rrethe interesash , klanesh , më vjen keq andaj edhe nuk dua të bisedoj në lidhje me festivalet.
Planet për në të ardhmen
Çfarë mund të na thoni për festivalet dikur edhe ju keni marrë pjesë , në çfarë niveli janë sot ato ?
Bajramali Idrizi: Normal që kam edhe unë shumë plane , të cilat nuk dua ti shpalos tash mënjihërë , por ju siguroj se do ketë befasira dhe gjëra të bukura. Mbetet të vazhdojmë me punë të mëtutjeshme, gjithmonë me këngën me profesionin në USHT etj.
Mesazhi i juaj për lexuesit
Bajramali Idrizi: Nga të gjtha gjërat e kota që sot na rrethojnë vetëm arti është më i nevojshëm … Në botë mund të këtë tepër urrejtje , tepër vuajtje , tepër mjerim, por kurrë nukdo të ketë tepër dashuri… dhe vërtetë kjo botë e stërmbushur me urrejtje , vuajtje e mjerim ka nevojë për më shumë dashuri…
/Avni Osmani-Yllpress/









