Sonte rrini në shtëpitë tuaja
Qendra për Menaxhimin e Krizave, QMK, iu ka bërë sot apel qytetarëve që të mos dalin shëtitje rrugëve, pasi mund të ketë mot të përkeqësuar.
“Sipas të dhënave për motin nga Drejtoria Hidrometeorologjike, edhe sot vendi ynë gjendjet nën ndikimin e një mase jostabile me reshje shiu dhe bubullima, erë të fuqishme dhe reshje edhe të breshrit. Andaj qytetarët duhet të qëndrojnë në ambiente të mbyllura dhe të mos ekspozohen panevojë në ambiente të hapura”, ka theksuar QMK.
Po ashtu, kjo qendër ka bërë thirrje që qytetarët mundësisht të mos dalin me makinat e tyre, për shkak se rrugët rrezikojnë të përmbyten.








