Thaçi takon përfaqësues të diasporës shqiptare - tetova1.com

Thaçi takon përfaqësues të diasporës shqiptare


Kategoria: Lajme

Postuar më: Hën, Maj 26, 2014





Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi ka pritur sot në një takim përfaqësues të diasporës shqiptare të Maqedonisë.

Temë kryesore e takimit ka qenë situata politike aktuale në Maqedoni dhe çështja kombëtare shqiptare.

Thaçi premtoi se PDSH do të jetë kurdoherë një parti që do të mbështesë çështjen kombëtare.

Ndërsa, përfaqësues të DSHM-së, kërkuan një bashkëpunim ëmë të ngushtë të të gjitha forcave progresive politike shqiptare kudo në diasporë për të mbrojtur të drejtat dhe çështjen madhore komëbëtare të shqiptarëve.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net