BDI-ja vlon nga pakënaqësitë: Ali Ahmeti propozon kuadro që s’kanë përkrahjen e bazës! - tetova1.com

BDI-ja vlon nga pakënaqësitë: Ali Ahmeti propozon kuadro që s’kanë përkrahjen e bazës!


Kategoria: Lajme

Postuar më: Mar, Maj 27, 2014





Në partinë më të madhe shqiptare të udhëhequr nga Ali Ahmeti, BDI ka pakënaqësi të mëdha rreth mënyrës se si po funksionon kjo parti para kongresit, që sipas të gjitha gjasave do të mbahet më 5 Qershor, veçmas pakënaqësitë shtohet për atë se si do të zgjidhen organet e reja të kësaj partie, thonë burime partiake për Libertas.

Sipas këtyre burimeve, BDI-ja është duke funksionuar gjithnjë e më shumë si “në sistemin komunist”, sepse kuadrot e larta të kësaj partie, i propozon vetëm kryetari, Ali Ahmeti, transmeton Almakos.

“Nuk mund të ketë të zgjedhur partiak në mënyrë demokratike me këtë funskionim të partisë, ngase numri më i madh i propozuar prej tyre bëhet personalisht nga Ali Ahmeti, me çka pamundësohet çfarëdo lloj diskutimi, pasi që nëse nuk pranohen kandidatët e propozuar nga ai, ajo kuptohet si mospranim i dëshirës dhe vullnetit të Ali Ahmetit”, - thonë burimet e këtij portali të BDI-së.

Brenda BDI-së pakënaqësit shtohet veçmas te “krahu i luftës”, për faktin që Ali Ahmeti tenton edhe më tej t’i mbajë në kryesi të BDI-së, kuadrin që nuk vjen nga “krahu i luftës”, siç janë: Abdilaqim Ademi, Musa Xhaferi, etj

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net