Delegacion nga Elbasani në Komunën e Bogovinës (VIDEO)
Në Komunën e Bogovinës dje ka qëndruar një delagacion nga Bashkia e Elbasanit. Delegacionin e priti kryetari i Komunës së Bogovinës z. Hazbi Idrizi dhe përfaqësues të kësaj komune.
Dy qendrat komunale, Bogovina dhe Elbasani tanimë kanë thelluar bashkëpunimin në të gjitha projektet e veprimit, si në arsim, punësim, në fushën e barazisë për të rinj, në grupet e margjinalizuara etj.
Kështu, në fokus të këtyre takimeve ka dominuar prezantimi i programeve kombëtare, të cilat për synim kanë nxitjen e punësimit të të rinjëve, punëkërkuesve në vështirësi, nxitjes së punësimit përmes formimit në punë dhe praktikave profesionale dhe nxitjes të punësimit të grave.
Por çka thotë për këtë bashkëpunim kryetari i Komunës së Bogovinës z. Hazbi Idrizi dhe Denisa Ballhysa, përfaqësuese nga Bashkia e Elbasanit:




