Derivatet e naftës shtrenjtohen për 2 denarë
Komisioni Rregullator për Energjetikë vendosi shtrenjtimin e derivateve të naftës për 2 denarë. Sipas KRE, çmimi i ri i Eurosuper BS-95 do të jetë 83 denarë për litër, Eurosuper BS-98 për 84,50 denarë për litër dhe Eurodizel për 70 denarë për litër.
Do të shtrenjtohet edhe Dizeli D2 për 1,5 denarë për litër, me ç`rast çmimi në treg do të jetë 58,50 denarë për litër.







