Jankullovska e Mijallkovi, promovuan “Speciallcat”, munguan përfaqësuesit e BDI-së
|
Ministria e Punëve të Brendshme ka promovuar 113 pjesëtarët e rinj të Njësisë për ndërhyrje të shpejt të njohur si EBR.
Në këtë ngjarje u promovuan edhe femrat e para që janë pjesë e këtij njësiti special policor.
Në këtë promovim morën pjesë Ministra e Brendshme, Gordana Jankullovska, kreu i Policisë Sekrete, Sasho Mijallkov, si dhe përfaqësues të tjerë të lartë të policisë. Ajo që mbetet e paqartë është se përse në këtë ceremoni s’ishte prezent asnjë përfaqësues i BDI-së, si bashkëpartnerë në Qeverinë e Gruevskit, të paktën me Zemri Qamilin si zëvendës ministër i policisë.
Ndërkohë, nuk u bë e ditur se në këtë njësi a janë përfshirë edhe shqiptarë, kur dihet numri i tyre i vogël në njësitë speciale të MPB-së.









