PDIU: Dënojmë dhunën ndaj shqiptarëve dhe trajtimin si terroristë - tetova1.com

PDIU: Dënojmë dhunën ndaj shqiptarëve dhe trajtimin si terroristë


pdiu
Kategoria: Lajme

Postuar më: Pre, Kor 4, 2014





Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU) në Shqipëria ka reaguar sot lidhur me tensionet e sotme në Shkup që u nxitën me protesta pas dënimit me burg të përjetshëm të gjashtë shqiptarëve.

“PDIU dënon në mënyrën më të ashpër dhunën e ushtruar ndaj shqiptarëve sot në Shkup dhe për më tepër trajtimin e bashkëkombasve tanë në Maqedoni si terrorist. Aktet e sotshme barbare tregojnë se qeveria maqedonase nuk i sheh shqiptarët si pjesë integrale të shtetit maqedonas. Shteti shqiptar duhet të ndërhyjë sa më shpejtë për të treguar se shqiptarët kanë mbrojtje dhe nuk janë në mëshirë të fatit të tyre në trojet e tyre etnike autoktone. Shteti maqedonas duhet të marri përgjigjen e merituar për këtë trajtim çnjerëzor të shqiptarëve sot ne Shkup, në kryeqëndrën e shqiptarëvetë Maqedonisë dhe më gjerë, në qytetin që u çlirua një shekull më parë nga banorët e vetë autoktonë: shqiptarët!”, reagon ashpër PDIU.

Sipas kësaj partie, aktet e funditnuk do ta dëmtojnë këtë të vërtetë patjetërsueshme bashkëkombasit tanë do të dalin ngadhënjimtar nëse Maqedonia dëshiron t`i futet spirales së padëshiruar të dhunës ndëretnike!

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net