Tetovë, rritet numri i aksidenteve në komunikacion - tetova1.com

Tetovë, rritet numri i aksidenteve në komunikacion


aksidente
Kategoria: Lajme / TOP LAJM

Postuar më: Sht, Kor 5, 2014





Në Tetovë dhe rrethinë është rritur numri i të rinjve të cilët gjobiten për shkak se makinat i ngasin pa patentë shoferi. Nga Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë njoftojnë se gjatë gjashtë muajve të parë janë gjobitur 208 persona të cilët kanë drejtuar makinën pa leje. Rregullat në komunikacion nuk i respektojnë as personat të cilët dy vitet e para nuk guxojnë të ngasin makinën pa shoqërues. Për këtë shkak në Tetovë dhe rrethinë është rritur edhe numri i aksidenteve me pasojë lëndime trupore dhe dëme materiale.

“Muajin e kaluar stacioni për siguri në komunikacion ka kapur 33 persona që kanë drejtuar makinën pa patentë, 11 vozitës fillestar që kanë vozitur pa shoqërues dhe katër me leje jo-adekuate. Për gjashtë muaj numri i atyre që nuk kanë poseduar patenta shoferi me afat arrin në 208. Edhe përkundër masave të mara nga SPB e Tetovës, të dy paraqitjet ende janë të pranishme dhe mes tjerash paraqesin një nga rreziqet për fatkeqësitë në komunikacion”, deklaroi Marjan Josifoski - zëdhënës i SPB Tetovë.

Për Instruktorët e auto shkollave, fajtori kryesorë për këtë fenomen është prindi.

“Si fajtor kryesorë janë prindërit në këtë rast sepse duhet ditur se fëmijët e tyre janë në një moshë jo të rritur, tash edhe ligji është prej moshës 16 vjeçare dhe kandidatët kanë të drejtë të aftësohen në mënyrë praktike dhe teorike”, tha Ali Alili – Instruktor.

Në SPB-në e Tetovës bëjnë me dije se ditët në vijim do shtojnë kontrollet lidhur me këto fenomene, ndërsa shkelësit e ligjit pa përjashtime do të dënohen. Bashkim Sulejmani

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net