Studentët e USHT-së e kryen praktikën e tyre profesionale në Universitetin e Trakisë - tetova1.com

Studentët e USHT-së e kryen praktikën e tyre profesionale në Universitetin e Trakisë


praktika profesionale
Kategoria: Arsim

Postuar më: Thu, Jul 10, 2014





Studentët e Programit studimor të Mjekësisë së përgjithshme, të Universitetit Shtetëror të Tetovës, e kanë vizituar Universitetin e Trakisë në Edrene të Republikës së Turqisë. Studentët e USHT-së, në Universitetin e Trakisë kanë qëndruar nga 23 qershori e deri më 06 korrik të udhëhequr nga profesori Dr. Argjent Muça. Gjatë këtyre ditëve, studentët i kanë mbajtur ushtrimet e tyre profesionale në Klinikën Universitare të Edrenesë, në lëndët: mjekësi interne, kirurgji, kardiologji, onkologji, urologji, gjinekologji, pediatri etj. Gjatë mbajtjes së ushtrimeve në Klinikën Universitare të Edrenesë, studentët janë udhëhequr dhe mbikëqyrur nga stafi akademik i Fakultetit të Mjekësisë i Trakisë dhe mjekët e Klinikës së Edrenesë, të cilët u kanë ndihmuar atyre për kryerjen me sukses të punës praktike në reparte, përmes trajnimeve të ndryshme. Ata patën mundësi që për së afërmi të njihen me të arriturat më të reja në fushën e mjekësisë dhe si duhet që teorinë ta zbatojnë në praktikë.

Pas përfundimit me sukses të ushtrimeve në klinikat universitare të Edrenesë, studentëve të Programit studimor të Mjekësisë së përgjithshme të Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë të USHT-së ju ndanë Certifikata për trajnim dyjavor, nga Rektori i Universitetit të Trakisë, Prof. Dr.Yener Yoruk. Ndërsa studentët e USHT-së janë ndarë mjaftë të kënaqur nga pritja e stafit akademik dhe mjekësor që u është bërë atyre në Universitetin e Trakisë dhe në Klinikat universitare të Edrenesë.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net