Tetovë: Në mes të qytetit sulmohet me automatik
Një tetovarë është sulmuar me shkop, pastaj është gjuajtur automatik nga sulmues të maskuar, por nuk e kanë qëlluar. Sulmi ka rezultuar me dy makina të dëmtuara, njofton MPB- Tetovë.
Në ora dy e mëngjesit deri sa Q.R. (45) po lëvizte gjatë rrugës JNA Tetovë nga një automjet i parkuar kanë dal disa persona të masakruar, të cilët kanë pasur armë automatike, njëri prej tyre shkop me çka edhe është sulmuar Q.R. Më pas kanë filluar ta gjuajnë, siç thotë tetovari, me automatik, por nuk e kanë qëlluar dhe kanë ikur.
Nga MPB- Tetovë njoftojnë se po punohet për ta zbardhur rastin.
………………………………………………………………….
Tentim për vrasje në Tetovë
08:30
Në orët e hershme të mëngjesit në Tetovë është shënuar një tentim për vrasje, thonë burime të tetova1.com. Njerëz të maskuar kanë tentuar që të vrasin një burrë, por për fatë viktima ka kaluar vetëm me plumn në këmbë. Pas këtij akti, autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes. Më shumë informacione presim sot gjatë ditës nga organet e MPB-së.
/tetova1/








