Cool S, djaloshi i talentuar nga Tetova - tetova1.com

Cool S, djaloshi i talentuar nga Tetova


Kategoria: Intervista / Showbiz

Postuar më: Wed, Aug 13, 2014





Hip-hopi është bërë një prej zhanreve më të popullarizuara të muzikës së kohës moderne. Mbase tekstet dhe mesazhet që përcillen nëpërmjet kësaj muzike e kanë bërë të tillë. Çdo ditë shohim prurje të reja në këtë fushë nga artistë të rinj. Edhe Tetova ka një numër të konsiderueshëm të këtyre talentëve që kultivojnë pikërisht këtë zhanër. I tillë është edhe rasti i djaloshit tetovar Leotrim Emurllahi, I cili ka një kohë që realizon projekte audio. Cool S, ashtu siç e njohin ata që dëgjojnë muzikën e tij flet më shumë për portalin Tetova1.com: “Megjithëse jam shumë i ri në moshë, ka gati 4 vite që merrem intezivisht më muzikë. Shkruaj tekste këngësh, bëj instrumentale. Në fillim e kam patur shumë të vështirë sepse gjithmonë janë kushtet, mundesitë financiare ato të cilat nuk na japin shumë hapësirë që të bëjmë atë që dëshirojmë”.
Me tej ai vazhdon tregon se ku e gjen frymëzimin për të shkruar tekstet: “Gjithçka pozitive dhe negative më frymëzon. Nëpërmjet teksteve të mia dua të përçoj mesazhe, dua t’iu tregoj njerëzve që edhe kur jeta na duket bardh e zi, duhet të shohin anën pozitive. Dua ta kuptojnë se bota është plot ngjyra, por edhe kur shohin anen negative, dëshiroj t’ua bëj me dije që pas shiut gjithmonë lind dielli. Gjithmonë mundohem të marr pjesë nga rutina e njerëzve të thjesht dhe ti vendosi në qendër të vëmendjes. Hip-hopi është muzikë për çdo shkallë të shoqërisë tonë, por kohët e fundit po vërej sesi kjo muzikë po demolohet nga disa “arstistë” të cilët nuk bëjnë gjë tjetër veçse flasin në këngët e tyre për femra, para, vetura luksoze dhe vila.”
Si për fund Leoja, i cili është nxënës në shkollës e mesme të mjeksisë e përmbyll bisedën me ne duke zbuluar disa nga planet e tij: “Së shpejti do të dalin edhe disa këngë audio të punuara nga unë, remake, mixtape, etj, etj.. Po mendoj të realizoj edhe një klip, por për këtë do tçia le kohës sepse asgjë nuk është e sigurt për momentin”.
I urojmë fat talentit dhe mjekut tonë të ardhshëm!
L. K./ Tetova1.com

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net