ISIS formon “Brigadën e Ballkanit” 20 luftëtarë të gatshëm për luftë - tetova1.com

ISIS formon “Brigadën e Ballkanit” 20 luftëtarë të gatshëm për luftë


Kategoria: Lajme / TOP LAJM

Postuar më: Sun, Aug 31, 2014





20 xhihadistë të ISIS ndodhen në Ballkan dhe janë të gatshëm për të vepruar sipas urdhrave. Sipas mediave serbe që i referohen një letër kërcënuese në adresë të ambasadës serbe në Damask, terroristët e ISIS janë në kontakt të vazhdueshëm me aleatët e tyre në Serbi, Bosnjë, Mal të Zi, Shqipëri dhe Maqedoni.
“Të gjithë ata janë të gatshëm për veprim”, theksohet në letrën kërcënuese të ISIS ndaj ambasadës serbe në Siri. Sipas autoriteteve të Beogradit letra, që është gjetur në oborrin e ambasadës, besohet se është dërguar nga liderët e kësaj organizate terroriste dhe ka logon e ISIS.
Bëhet fjalë për të ashtuquajturën “Brigada e Ballkanit” e ndërsa lideri i kësaj dege të ISIS është nga Kosova dhe zëvendësi nga Serbia qendrore. Ata konsiderohen shumë të egër e mizorë dhe të aftë për të zhvilluar “luftën e shenjtë” edhe në Ballkan.
Në Beograd, shërbimet sekretet e kanë marrë seriozisht këtë letër, ndërsa burime për mediat serbe kanë thënë se kërcënimet janë reale.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net