Filloi viti i ri shkollor 2014/2015 në Komunën e Tetovës
|
Sot, kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, vizitoi shkollat fillore dhe të mesme në Tetovë, për të uruar nxënësit dhe mësuesit për fillimin e vitit të ri shkollor. Në ditën e parë të vitit të ri shkollor Kryetarja Arifi takoi stafin udhëheqës, arsimor si dhe nxënënësit në disa shkolla fillore dhe të mesme komunale, me çrast nga afër u njoftua me punimet e bëra gjatë pushimeve verore me qëllim përmirsimin e infrastrukturës shkollore. Në shkollën e mesme profesionale Mosha Pijade, Arifi vizitoi edhe laboratorët për mësim praktik. Këtë vit me implemetnimin e politikave regjistruese u arrit që për 30 % të rritet numri i nxënësve të regjistruar nëpër shkolla të mesme profesionale.
Në Sh.F Liria në Tetovë gjithashtu në mënyrë simbolike u bë ndarja e dhuratave të siguruara nga fondacioni Renova për filloristet më të rinj.
“Kam kënaqësinë e veçantë si kryetare e Komunës, që me rastin e fillimit të vitit të ri arsimor 2014-2015 t’ju përshëndes dhe t’ju përcjell urimet më të përzemërta për këtë ditë të re, që shënon një fillim tjetër të ri në rrugëtimine fëmijëve tonë drejt diturisë dhe ndërtimit të një të ardhmeje të ndritur. Në mënyrë të veçantë, uroj vogëlushët që, për herë të parë, hyjnë në rrugën e bukur të dijes e që njëkohësisht janë e ardhmja, shpresa dhe krenaria jonë”,theksoi kryetarja Teuta Arifi me këtë rast.










