Gjykohen djemtë që kanë vrarë babanë dhe e kanë futur në valixhe - tetova1.com

Gjykohen djemtë që kanë vrarë babanë dhe e kanë futur në valixhe


valixhja1
Kategoria: Kronikë / TOP LAJM

Postuar më: Thu, Sep 4, 2014





Të mërkurën (dje) ka filluar gjykimi i më të riut nga dy djemtë e dyshuar (Adnanit) pasi që i madhi është arratisur. Ai ndodhet në Maqedoni ndërsa ekstradimi i tij nuk është bërë ende.

Sipas aktakuzës, djali i ri e ka goditur me shufër hekuri në fytyrë, kokë dhe kraharor babanë e tij 46 vjeçar (Amza) ndërsa i madhi e ka therur atë duke e goditur disa herë me thikë në fyt.

Kufoma është gjetur pasi që valixhja kishte dalë mbi sipërfaqe, kur uji i pellgut ishte i ngrirë. Ndërkohë, familjarët e kishin paraqitur Amza Z. si të zhdukur.

Babai i shkurorëzuar jetonte me dy djemtë në një banesë në Horn ndërsa nëna kishte vdekur vite më parë në Maqedoni.

Arsyeja e vrasjes së Amza Z., vazhdon të mbetet e paqartë, shkruan kielernachrichten.de. Procesi i filluar të mërkurën në Gjykatën e Landit në Hamburg është ndërprerë. Shkak për këte është ankesa e avokatit se të akuzuarit aktakuza në gjuhën shqipe i është dorëzuar me vonesë.

Procesi vazhdon nga mesi i muajit.

 

valixhja4

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net