Çdo të hënë do ngritet flamuri dhe do këndohet himni maqedonas në shkollat e Aerodromit! - tetova1.com

Çdo të hënë do ngritet flamuri dhe do këndohet himni maqedonas në shkollat e Aerodromit!


flamurimaq
Kategoria: Lajme

Postuar më: Sun, Sep 7, 2014





Flamuri do të ngritet para nxënësve të ndrrimit të parë. Nga komuna e Aerodromit në Shkup, njoftojnë se ceremonia është sjellur me qëllim që tek nxënësit të ngritet vetëdija e patriotizmit si dhe të ndikohet tek ndjenjat e nxënësve për simbolet shtetërore.

Prej këtij viti shkollor, çdo të hënë në oborret e shkollave fillore të komunës së aerodromit do të organizohet ceremonia e ngritjes së flamurit dhe antonimit të himnit të Maqedonisë, publikoi sot gazeta Dnevnik, transmeton Televizioni Koha.

Flamuri do të ngritet para nxënësve të ndrrimit të parë. Nga komuna e Aerodromit në Shkup, njoftojnë se ceremonia është sjellur me qëllim që tek nxënësit të ngritet vetëdija e patriotizmit si dhe të ndikohet tek ndjenjat e nxënësve për simbolet shtetërore.

Në krejt shkollat fillore në komunën e Aerodromit janë vendosur shtylla për këtë qëllim. Deri më tash për këtë vendim nuk ka asnjë reagim nga Ministria e Arsimit.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net