Vendosen përmendoret e heronjve maqedonas përballë Skënderbeut e Hasan Prishtinës në Shkup
Në mëngjesin e sotën në Shkup janë vendosur katër përmendore të reja të heronjve maqedonas të cilat më parë kishin marrë lejen e Këshillit të Shkupit, transmeton “Zhurnal”.
Në lokacionet përballë Sheshit Skëndërbeu dhe përmendores së Hasan Prishtinës në Shkup, përkatësisht përballë Gjykatave, Bibliotekës Kombëtare dhe Teatrit dhe Operës e Baletit janë vendosur përmendoret e Gjeneralit Mihajlo Apostolski, Pere Toshev, Gjorgji Sygarev, Nikola Petrov Rusinski dhe Andon Lazov Janev-Qoseto.
Këto përmendore vetëm se e shtojnë numrin e përmendorëve të heronjve maqedonas në kryeqytet, ndërsa deri më tani me paratë e Buxhetit të shtetit nuk është ndërtuar asnjë përmendore shqiptare.
Edhe pse ishte paralajmëruar se në kuadër të projektit “Shkupi 2014” do të gjejnë vend edhe tre përmendore shqiptare ajo e Nexhat Agollit, Josif Bagerit dhe Pjetër Bogdanit, asnjëra prej tyre deri më tani nuk është vendosur në vendet e caktuara. /tetova1-zhurnal/














