Policia ndjek dhe gjuan me armë ndaj emigrantëve
|
Pesë persona janë arrestuar mbrëmë në një aksion të MPB-së, të cilët po ndihmonin migrantë ilegal, si dhe 28 nënshtetas të huaj të cilët kanë hyrë ilegalisht në Maqedoni, ndërsa vijnë nga Somalija, Sirija dhe Pakistani. Në mesin e tyre ka pasur edhe fëmijë të moshës 5- 13 vjet, transmeton “Gazeta-Lajm”.
Rreth orës 22 në rrugën Strumicë- Radovish, policia ka tentuar të ndalojë automjete me regjistra të Shkupit, por ato kanë refuzuar të ndalen.
Policia me qëllim ti paralajmëroj ka gjuajtur me armë zjarri, por automjeti nuk është ndalur. Atëherë një polic ka gjuajtur dhe ka goditur një migrant ilegal. E gjithë kjo ishte vërtetuar pasi automjetet ishin stopuar në në një pikë tjetër policore.
Migranti ilegal i qëlluar është dërguar në spital, dhe është jasht rrezikut për jetë.










