Edhe një shkupjan vdes në Irak
|
Edhe një shkupjan ka vdekur gjatë luftimeve në anën e xhihadistëve pardje në qytetin irakian Bastra.
M.M. është shtetasi i dhjetë nga Maqedonia i cili ka vdekur duke luftuar në anën e ISIS të cilët janë aktiv në Siri dhe Irak.
Jozyrtarisht ai ka qenë një përcjellës i xhihadistëve dhe shpesh herë ka qëndruar në Gjermani.
Herën e fundit në për në Gjermani ishte nisur me 26 prill të këtij viti nga ku supozohet se ju ka bashkuar xhihadistëve.
Nga MPB-ja kanë konfirmuar se pas daljes së fundit jashtë kufirit ai nuk është kthyer më.










