Fazliu: Të kan pre në besë Komandant! - tetova1.com

Fazliu: Të kan pre në besë Komandant!


armend-ali
Kategoria: Lajme / TOP LAJM

Postuar më: Fri, Sep 12, 2014





Një ndër aktivistët më të vyeshëm të Forumit Rinor të BDI-së në Tetovë, Armend Fazliu në një postim të tij në facebook gjatë ditës se djeshme ka shprehur brengosjen e tij për zhvillimet në partinë ku bën pjesë edhe ai vetë. Në postimin e tij shkruan:
“Në fakt NE që I themi gjërat si janë e duam më shumë Bashkimin Demokratik për Integrim.Ne që ka disa vite që po alarmojmë situatën e që në cikle zgjedhore ulim kokën që mos dëmtojmë fitoren, e duam më shumë BDI-në.Ne që jemi rritur 12 vite prej vitit 2002 me këtë familje politike, e duam më shumë se çdo individ që sot na shet mend sikur ai të ishte ne, e ne të ishim ai.Ne që themi mosni o njerëz, kujdes me presidentin konsensual, kujdes me premtimet për Kryetar Kuvendi, kujdes për premtimet për drejtimin e një nga dikasteret kryesore: Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ministrisë së Jashtme, apo të Financave.Kujdes me premtimet për marjen e një nga drejtoritë krysore:Dogana, Të hyrat Publike, Zbulim Kundër Zbulimi, apo Drejtoria e përgjithshme e Policisë.Çka ndodhi? Kush kishte të drejtë? Kujt I dha koha të Drejtë Neve apo juve (që jeni nja 10-12)? Vetëm të shihnit fëtyrën e disave në Selinë tonë, kur po merrej vendimi Në apo Jashtë qeverisë! Komandant ne të duam ty. Pasha All-llahun e lartëmadhëruar Të kan pre në besë Komandant! Ti nuk I mësove me veprue kështu,ne edim kush je ti Komandant! Kujdes Komandant: Pejni këputet kur hollohet Zullumi kur trashet!2, përfundon postimi tij.

armend1
Fazliu gjithashtu ka reaguar pas vendimit që në shkollat e lagjes Aerodrom të këndohet himni i Maqedonisë. “A ju shkon mendja këtyre pushtetarëve, që shpeshë herë edhe kemi ndenjur nga 18 orë pa gjum për tua dhënë këtë epitet, që një ditë edhe fëmijët e tyre në shkollat(kazermë) do duhet të valëvisin flamurin maqedonas e të këndojnë himnin? Apo ata I dërgojnë në kolexhe private harova…E pranoj, ne ende nuk e ndjejmë veten shtetas të këtij shteti dhe kjo sështë turp.Europa ka diversitete mendimesh edhe më të mëdha, prandaj dhe ka një lloj sharmi.E dini pse vuajmë? Sepse verbëria më e madhe është të besosh së metëvërtetë je ministër dhe qeveris në këtë shtet! (dhe këtë ma ka thënë një ish ministër që derisa ishte në detyrë I besonte gënjeshtrës së vet).#AHFpaDorza”, përfundon shkrimi i postuar me 07 shtator 2014.

armend2
Përndryshe Armend Fazliu ka kryer një aktivitet politik në strukturat e subjektit nga antarë i thjeshtë deri tek një levizje hierarkike si antarë dege, udheheqës shtabi zgjedhorë, antarë shtabi komunal si pjesë e departamentit juridik, me pastaj si një nga udhëheqesit e Shtabit Qendrorë Zgjedhorë Komunal të Forumit Rinorë. Aktualisht mban pozicionin e Sekretarit për politike të jashtme në kuadër të Forumit Rinor të BDI-së, dega Tetovë dhe është i punësuar në komunën e Tetovës.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net