Kozniku: Opsion fitorja - tetova1.com

Kozniku: Opsion fitorja


kozniku7
Kategoria: Sport / TOP LAJM

Postuar më: Fri, Sep 12, 2014





Trajneri kosovar, Ardian Kozniku do të debutoj si trajner i Shkëndijës, të dielën më 14 shtator, kundër Sileksit, në takimin e javës së shtatë të kampionatit vendor. Pushimi dyjavor në kampionat, për shkak të ndeshjeve eliminatore për Euro 2016, ka qenë i mirëseardhur për te për tu njohur me futbollistët. Për sfidën kundër Sileksit pohon se opsion i vetëm është fitorja.

“Tani më disa ditë jam bashkuar me ekipin në seancat stërvitore dhe të them të drejtën jam shumë i kënaqur me mënyrën se si rrjedhin gjërat. Bëhet fjalë për një skuadër shumë të organizuar si në aspektin administrativ, ashtu edhe në atë sportiv. Këto ditë kemi punuar maksimalisht në përgatitje të skuadrës për sfidën me Sileksin, ndërsa paralelisht kemi shfrytëzuar këtë periudhë për tu njoftuar më mirë unë me futbollistët dhe ata me mua. Besoj se lojtarët kanë kuptuar atë që kërkoj nga ata dhe të dielën si opsion kemi vetëm fitoren. Ekipi nuk fiton prej tre ndeshjeve, kur ka barazuar dy herë dhe ka pësuar një disfatë dhe tani besojmë të rikthehemi në rrugën e suksesit. Pres shumë spektatorë në tribuna, pasi si gjithmonë Shkëndija ka pas vetes publikun dhe besoj së bashku në fund t’i gëzohemi fitores”, deklaroi për gazetën “Lajm”, shefi i stafit teknik të Shkëndijës, Ardian Kozniku, i cili beson se ‘kuqezinjtë’ kanë skuadër kualitative për të prekur kreun.

“Normal që këto ditë kam mësuar shumë gjëra rreth skuadrës dhe potencialit që ka në përbërje. Kemi disa futbollistë të rinj dhe shumë të talentuar, gjithashtu futbollistë tjerë me përvojë dhe kualitativ, por duhet edhe shumë punë për tu prekur nivelin që kërkojnë drejtuesit dhe publiku. Natyrisht, kjo nuk mund të bëhet brenda natës, ndryshime kërkojnë pak kohë dhe ne jemi të bindur për të punuar me shumë përkushtim në tentimin për të plotësuar ambiciet”, përfundoi Kozniku. Ndeshja Shkëndija-Slieks luhet të dielën në stadiumin e qytetit në Tetovë me fillim prej orës 16:00./lajm/

 

Java e shtatë
(e diel, ora 16:00)

Pelister-Teteks
Shkëndija-Sileks
Bregallnica-Rabotnicki
H.Turnovo-Metalurg
Vardar-Renova (ora 19:00)

Renditja: Vardar 14, Sileks 12, Metalurg 11, Pelister 10, Shkëndija 8, Renova 8, Rabotnicki 7, H.Turnovo 7, Bregallnica 3, Teteks 2 pikë.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net