Blerim Xhemailin e bëri shqiptar e dashura e tij!
|
Blerim Xhemaili është shqiptar me zemër përgjithmonë, por këtë edicion do të jetë shqiptar edhe me emrin e tij në fanelë. Pasi u kuptua se emri i Blerimit në fanelë të Galatasaray do të jetë Xhemaili e jo Dzemaili, mediat zvicëriane kanë kuptuar se e dashura e Xhemailit ka ndikuar në këtë vendim.
Bukuroshja shqiptare, Erjona Sulejmani e ka bindur yllin e futbollit që të Galatasaray të paraqitet me shkronjën shqiptare për të eliminuar shkronjën sllave. Se Blerimi me Erjonën janë të lumtur në lidhje, tregon edhe një selfie e bërë dje nga Turqija.

















