Maqedonia ka 35 multimilionerë, kurse Shqipëria 55 multimilionerë
|
Maqedonia ka 35 multimilionerë dhe Shqipërisë nga ana tjetër, ka 55 multimilionerë, thuhet në raportin vjetor të organizatës botërore për vlerësimin e pasurisë, Welath-X, e cila bashkëpunon me bankat private, institucionet arsimore, OJQ-të dhe kompanitë luksoze, transmeton TetovaSot.
Në këtë raport, sipas numrit të multimilionerëve Shqipëria zë vendin e 37 në Evropë. Pesëdhjetë e pesë shqiptarë të pasur zotërojnë një total prej rreth shtatë miliardë dollarë, pasuri të deklaruar.
Ky klasifikim është lexuar si një paradoks të mediave të ndryshme për faktin se Shqipëria është një vend i vogël, në mesin e të ardhurave më të varfëra dhe më të ulëta për kokë banori.
Për më tepër Shqipëria ka më shumë multimilionerë nga Sllovakia, Qiproja, Bullgaria, Estonia, Maqedonia dhe Mali i Zi.






