USSH: REKTORATI I UT-SË PËRSËRI KUNDËR STUDENTËVE SHQIPTAR
|
Unioni Studentor Shqiptar reagon ndaj vendimit të Rektoratit të Universitetit Shtetëror të Tetovës, me të cilin studentët detyrohet që çdo vit të paguajnë nga 100 denarë për Parlamentin Studentor.
Koncepti i veprimit të parlamentit studentor në kuadër të USHT-së, ka humbur në peshë që moti, sepse puna dhe aktiviteti i këtij organi studentor, për fat të keq është ngusht i lidhur me politikën zyrtare të Rektoratit, gjë që bie ndesh me statusin e pavarur të organit në fjalë.
Parlamenti Studentor e ka detyrë dhe obligim të ngrejë zërin ndaj çdo padrejtësie që i bëhen studentëve, qofshin ato nga ana e Rektoratit, profesorëve apo edhe nga ana e qeverisë dhe politikanëve Atëherë shtrohet pyetja për ku do të shkonin këto të holla që Rektorati i merr nga xhepat edhe ashtu të rënduar të studentëve shqiptarë. Padyshim që në asnjë mënyrë studentët e pavarur nuk do të përfitonin nga një Parlament i tillë studentor. Nuk do mend që këto të holla do të përfundonin në xhepat dhe aktivitetin e studentëve militantë të partisë e cila edhe qeverisë me USHT-në.
Diskriminimi shtetëror ndaj buxhetit të USHT-së, diskriminimi shtetëror për administratorë të rinj që me ligj u është bërë të diplomuarve nga USHT-ja ,pastaj kushtet mizore të studimeve nëpër fakultetet e disperzuara, kushtëzimet për blerjen e librave nga ana e profesorëve, politika diskriminuese e Rektoratit ndaj studentëve me bindje të ndryshme politike, ekzistimi i bastoreve në kuadër të fakulteteve dhe shumë e shumë vepra tjera për të cilat duhej ngritur zëri nga ky organ studentor, por për fat të keq ata as që guxuan të mendojnë në këtë drejtim.
Prandaj, derisa të reformohet USHT-ja nga aspekti cilësor profesional, që nga Rektorati deri tek një numër i konsiderueshëm i profesorëve poashtu partiakë, studentët shqiptar nuk do të kenë mundësi të jenë të barabartë me të gjithë studentët tjerë në Maqedoni, ndërsa ekzistimi i Parlamentit Studentor do të ishte vetëm sa për sy e faqe dhe sa për marketing politik nëpër fushatat e partisë që e qeverisë këtë institucion të madh arsimor, deri atëherë do të ishte e pandershme që të merren të holla nga studentët shqiptarë, kur dihet mirëfilli gjendja e rëndë sociale e shqiptarëve.





