Volers: Në Maqedoni shoh liderë shkatërrimtar dhe jo për zgjidhje konfliktesh - tetova1.com

Volers: Në Maqedoni shoh liderë shkatërrimtar dhe jo për zgjidhje konfliktesh


Kategoria: Lajme / TOP LAJM

Postuar më: Sat, Sep 13, 2014





Ambasadori amerikan në Shkup, Pol Volers deklaroi se politikanët në Maqedoni bëjnë politikë të shkatërrimit të vendit dhe jo tejkalimit të konflikteve.
Ai këtë e theksoi në një konferencë të mbajtur sot në Shkup me rastin e 100 vjetorit të Fillimit të Luftës së Parë Botërore.
“Fatkeqësisht në shumë vende, më vjen keq që duhet të them edhe në këtë vend, përgjithësisht shoh liderë që politikën e shohin si lojë afatshkurte për të përfituar për vete dhe për partinë e vet, e cila nxit konflikt në vend që të punojnë për t’i zgjidhur konfliktet. Mendoj se kjo është recetë për të shkatërruar shtetin”, ka deklarua Volers. Kjo është deklarata më e fuqishme e ambasadorit amerikan e lëshuar në adresë të protagonistëve politik në Maqedoni.
Mesazhe të pajtimit në këtë konferencë kanë dhënë edhe drejtori i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve, Skender Hasani, drejtori i Institutit të Historisë Nacionale, Dragi Georgiev, ministri i arsimit Abdilaqim Ademi dhe pjesëmarrës të tjerë në këtë konferencë, e cila do të përfundojë edhe me botimin e punimeve dhe kumtesave në revistën “Skupi”.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net