Vëllau u Arbën Xhaferit ‘godet’ fuqishëm Menduh Thaçin (FOTO)
Fatmir Xhaferi thotë se Thaçi PDSH-në e konsideron si pronë private të tij, dhe se ai reagon ashpër kur i cënohet prona…
Lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi në çdo mundësi që i është dhënë me intervista, ka qenë i pamëshirshëm me kritika ndaj Fatmir Xhaferit, vëllaut të ish - liderit histroik të PDSH-së, Arbën Xhaferit.
Thaçi edhe në intervistën e dhënë për Gazetën Lajm gozhdoi Fatmir Xhaferin duke thënë, - “Spektakle të tilla, se vëllai i Arben Xhaferit qenka me Zijadinin, janë qesharake. Krejt Tetova e di se vëllai i Arben Xhaferi është BDI, e jo PDSH dhe se bashkëshortja e tij e ka djalë daje kryetarin e BDI-së. Këto janë tentime për depërtime të brendshme”.
Por, ndaj këtyre kritikave nuk ka mundur të rrijë duarkryq mjeku i njohur tetovar, Fatmir Xhaferi, i cili për Thaçin thotë se PDSH-në e konsideron si pronë private të tij, dhe se ai reagon ashpër kur i cënohet prona, raporton Almakos.
Më poshtë ju sjellim atë se çfarë shkruan Fatmir Xhaferi në rrjetin social Facebook për lajmin e Almakos”Kur Menduh Thaçi thoshte se Ziadin Sela është vlerë e artë kombëtare”.
“Nëse ka dalë teneçe “usta alltanxhia” nuk qenka usta i mirë.Nuk ditka të vlersoj … Ma mirë do ishte ustai ti vizatojë bashkëpuntorët e vet,ashtu si i don vetë ai,atëherë s’mund t’ja hudhe fajin tjetërkujt …Sidoqoft është “njerëzore”dhe virtyt i politikanve të lëpinë ate që e kan pështy! Sa vlera kombëtare kanë parakaluar nëpër PDSH …! Të zgjedhur dhe të promovuar nga bosi ! Por bosi (lexo pronari i PDSH-së ) ka instrument shumë të fuqishëm në dorë - fletrufenë dhe anatemimin ! Por është shumë i ndijshëm edhe kur i shkel dikush në kallo (‘çisto shiqip n’zhul’). Nuk është për tu çuditur, çdo pronar kishte vepru kësisoji po ti cënohej prona!”, - përfundon Xhhaferi./Almakos








