Fitojnë Shkupi, Gostivari dhe Drita, humb Vëllazërimi
|
Shkupi ka vazhduar me serinë e fitoreve në ligën e dytë futbollistike, pasi në stadiumin e Çairit mundi Skopje-n me rezultat 2-0, në derbin e javës së gjashtë, të luajtur të shtunën pasdite. Ky triumf ka qenë edhe i pritur nga vendasit, të cilët realizuan edhe fitoren e gjashtë pas gjashtë ndeshjeve të zhvilluara. Heronjtë kryesor të cairasve në këtë ndeshje ishin Bunjamin Asani dhe Goran Maznov, të cilët shënuan gola të shpejtë në minutat 14-të dhe 18-të.
Vëllazërimi i Kërcovës ka humbur në shtëpi nga Mladost Carev me rezultat 2-1. Golat për mysafirët i shënuan Kleckarovski nga penalltia dhe Kalanovski, kurse golin e vetëm për nikoqirët e shënoi Florian Kadriu.
Në ndeshjet tjera, Drita nga Bogovina në fushë të vet mundi 2-0 Makedonija GJP, ndërsa golat i kanë shënuar Hasan dhe Maksuti, të dy në pjesën e parë. Gostivari fitoi si mysafir në Maxhari me rezultat 2-1 ndaj skuadrës së Euromilk me golat e shënuar nga Zeqiri (15’) dhe Markov (29’).
LDMF, java e 6-të
Kozhuv-Napredok 1-1
Drita-Makedonija 2-0
Euromilk-Gostivari1-2
Shkupi-Skopje 2-0
Vëllazërimi-Mladost 1-2










