Tetovari futet në grupin që thyen sigurinë e iPhonëve - tetova1.com

Tetovari futet në grupin që thyen sigurinë e iPhonëve


zeroman3
Kategoria: PLUS / TOP LAJM

Postuar më: Sun, Sep 21, 2014





Një i ri tetovar, ambicioz dhe njohës i mirë i programeve kompjuterike ka arritur që të bëhet pjesë e grupit “duolCi”grup ky i cili ka arritur që të thej sigurinë e lartë të iPhoneve dhe të çbllokon telefonët me iCloud, mëson Tetova1.com

Hapja e iPhonëve që janë të bllokuar në iCloud ka arritur të bëhet vetëm nga ky grup hakerësh që përbëhet nga pesë antarë, e që para do kohe zunë vend të veçant në mediat botërore.

Grupi është i përbërë nga pesë antarë të cilët vijnë nga pesë vende të ndryshme të botës.

“AquaXetine” nga Ekuadori,
M1n@cr1ss nga Franca,
MerrukTechnolog nga Gjermania,
Mscv50 nga Arabia Saudite dhe
Zer0m@an nga Tetova e Maqedonisë janë njerëzit që kanë arritur ti dëshmojnë Apple-se se nuk është edhe aq kompani e sigurtë.

Ja një lajm që ka transmetuar edhe TechTimes për grupin “duolCi” LEXO!

zeroman1 zeroman2 zeroman3 zeroman4 zeroman6

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net