Ministri Ademi nuk e përfill gjuhën shqipe
Përdorimi i gjuhës shqipe është një problem i kahmotshëm dhe i parespektueshëm kur në rolet udhëheqëse janë kuadro të VMRO-DPMNEsë.
Megjithatë gjuha shqipe nuk respektohet edhe nga vet ministrat shqiptar, siç është rasti me digasterin e Arsimit ku udhëheq Abdylaqim Ademi, kuadër i BDI-së, mëson tetova1.com Uebfaqja e Ministrisë së Arsimit është vetëm në gjuhën maqedonase, ndërsa kur klikon për gjuhën shqipe aty hapet një faqe që thotë “Në përgaditje..” e që në shqip duhet të jetë “në përgatitje”.
Kjo faqe “Në pëgatitje” qëndron nga data 28 Qershor 2014 në ora 12:56 dhe nuk dihet sa do ti zgjas organeve të ministrisë për ta bërë gati versionin shqip të faqes së ministrisë.
/Tetova1/





